Transmetuar më 18-03-2023, 11:09

Zv.presidenti aktual dhe ish-kapiteni legjendar i Interit, Havier Zanetti analizoi shortin e Champions League, që i vuri zikaltrit kundër Benfica: "Le të shpresojmë se do t’ia dalim. Inter-Benfica bëri historinë e futbollit, Giacinto Facchetti, Suarez, Mazzola më kanë folur për finalen.

Interi i madh do të mbetet përgjithmonë në histori. Tani shpresojmë t’i nderojmë më së miri këto momente të paharrueshme nga historia. Otamendi nuk do të jetë në ndeshjen e parë, do të jetë një humbje e rëndësishme për ta.

E dëshmoi në Kupën e Botës, ka karakter dhe përvojë të madhe. Mund të jetë një avantazh për ne, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe shumë të fokusuar te pjesa tjetër e ekipit. Benfica ka aq shumë cilësi dhe lojtarë sa mund të shpikë gjithë lojës. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Derbi i Madoninës në çerekfinalet e Champions-it u shmang? Për momentin mund të jetë një lehtësim. Në prill kemi një kalendar të mbushur me ndeshje, shpresojmë të kthehemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një kohe të gjatë. Për këtë arsye shpresojmë edhe një derbi më tej. Le të shpresojmë që dikush nga ne, tri skuadrat italiane, të shkojë deri në fund".