Transmetuar më 22-03-2023, 17:15

Korçë- Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.

Flakët e zjarrit kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve vuri nën kontroll zjarrin i cili u fik brenda pak minutash, nga i cili mund të rrezikohej edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra të kësaj zone.

Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.