Transmetuar më 22-03-2023, 23:19

Nga 20 ministra që ka kabineti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, 10 prej tyre janë shqiptarë.

Po ashtu zëvendës/Kryeministri është shqiptar dhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë është shqiptar.

Si ka mundësi që gjuha shqipe të ketë probleme me zbatimin e saj? Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, që sipas tyre, kanë bërë kompromise për përfitime personale.

“Në kohën që gjysma e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptarë janë të pakta ato ministri që komunikimin me qytetarët dhe pushtetin lokal e bëjnë në gjuhën shqipe, siç janë të obliguar në bazë të ligjit. Aplikimet për fonde të ndryshme që vijnë nga qeveria qendrore vijnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kam insistuar që të jenë edhe në shqip.

Nëse futeni në web faqet e ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët do të shihni se gjuha shqipe atje është me google translate dhe nuk ka seriozitet, të gjithë aplikimet, dokumente, projektet janë vetëm në gjuhë maqedonase”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës Tetovë. Inside Story