Transmetuar më 24-03-2023, 18:37

SHBA- Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të tretë. Zuckerberg ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël,”- ka shkruar ai në Instagram dhe në të njëjtën kohë ka postuar një foto të gruas së tij dhe të të porsalindurës.

Themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë dy fëmijë të tjerë, Maxima 7-vjeçare dhe August 5 vjeç.