Transmetuar më 28-03-2023, 10:08

ARABI SAUDITE- Tragjedi në Arabinë Saudite. 20 persona humbën jetën kur një autobus i mbipopulluar u përplas në një urë, njoftuan mediat shtetërore saudite.

29 persona u plagosën në aksident dhe transmetoi pamjet që tregojnë mbetjet e djegura të autobusit. Përplasja ndodhi kur frenat e automjetit dështuan në provincën jugperëndimore, e cila kufizohet me Jemenin. Ky aksident ka ndodhur në javën e parë të Ramazanit.

Shumica e personave të plagosur kanë pësuar djegie si pasojë e zjarrit që shpërtheu në autobus.