Transmetuar më 30-03-2023, 13:27

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjeve të ditëve të fundit në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama ka dhënë lejen për vrasjet duke thënë të hanë kokën e njëri-tjetrit. Po ashtu Berisha ka thënë se Rama po sulmon mediat me tritol si në Korenë e Veriut.

"Rama ka vënë gjoba publike nga një restorant dhe drejtësia shqiptare nuk ka lëvizur asgjë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këtë mënyrë, Edi Ramën me grupin e tij më të ngushtë. Garancitë që ka dhënë janë të pakundërshtueshme. Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori," tha Berisha.