Transmetuar më 30-03-2023, 18:28

Lushnjë- Krimi nuk njeh më limite dhe ‘rregulla loje. Qëllohet edhe ndaj grave.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Ballagat të Lushnjes ku Bajame Bali mbeti e plagosur pasi ndaj saj u qëllua me armë zjarri.

Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja Bajame Bali, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve’.

Bajame Bali është motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie një vit më parë.

Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.