Transmetuar më 30-03-2023, 19:11

Lushnje- Detaje të reja mësohen nga prita me armë në Lushnje.

Bajame Bali mbeti e plagosur në këmbë nga breshëria automatike që erdhi nga persona të fshehur në pyll.

Bajame Synei është motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie dy vite më parë.

Bajame Synei dhe djali i saj po ktheheshin nga gjyqi i zhvilluar sot në Lushnje për çështje pronësie.

Në njërën makinë ndosheshin vëllezërit e saj, ndërsa ajo ndodhej me të birin. Autorët qëlluan ndaj makinës ku ishte bajame Bali.

Policia informon se ‘ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja Bajame Synei, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja e dy viteve më parë?

Në 29 korrik të vitit 2019, vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie. Në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin. E gjitha nisi nga shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën. Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë. Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vetë Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.