Transmetuar më 30-03-2023, 20:18

Kristi ka mundur ditën e sotme të komunikojë me babain e tij, Robert Aliaj, i cili i ka treguar dhe njëherë mbështetjen për të vazhduar rrugëtimin në Big Brother VIP

Ndër të tjera, Roberti i ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Keisin, duke i thënë se sjellja e Kristit ishte shumë e mirë.

“Në lidhje me atë njohjen që bëre aty brenda, e kam vlerësu jashtë mase që ti e kuptove dhe e respektove kohën tënde dhe i dhe një sens asaj lidhjes që krijove aty. E bëre me dinjitet, pavarësisht se si u soll pala tjetër, kjo gjë ty nuk të duhet fare. Ti bëre diçka shumë të bukur, bravo të qoftë!”- tha Roberti.