Transmetuar më 31-03-2023, 10:11

Patrice Evra ka folur për Paris Saint Germain. Klubi francez u eliminua edhe një herë në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht emrave yjorë në përnërje (Messi, Mbappe, Neymar, Donnarumma, Ramos, Hakimi etj.) dhe investimeve stratosferike.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United zbuloi një bisedë që ka pasur me Dani Alves, lojtar i PSG-së nga viti 2017 deri më 2019. Evra u shpreh kështu para mikrofonave të “RMC Sport”:

“Kam konstatuar një problem në Paris, e shpaketojnë tapetin e kuq për të gjithë. Aty kanë mbërritur disa lojtarë që nuk kishin as dhjetë ndeshje në Ligën e Kampionëve…

Ishte Dani Alves, ai që më tha në atë kohë: Me këtë mënyrë pune, parizienët nuk do ta fitojnë kurrë Ligën e Kampionëve. Ne jemi futbollistë, jo yje rroku. Në tribunat e stadiumit të PSG-së nuk sheh Bernard Lamas, por Kardashian & CO.

Është një klub show. Te PSG-ja nuk është prioriteti futbolli, jo. Pasi Nasser (Al-Khelaïfi) mori klubin, atje po bëjnë një punë të madhe. Por komunikimi, kur shkoj në një ndeshje në Paris, është si për një koncert. Shpërthen shampanja në tribunën VIP. Po ku janë veteranët e klubit?

Kur shkoni të shihni Manchester United, emri i legjendave të klubit është i shkruar në ndenjëset e tribunës VIP të ‘Old Trafford’. Leonardo Di Caprio nuk është aty për të parë ndeshjen, ne nuk jemi në Hollywood”.