Transmetuar më 31-03-2023, 13:36

TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, ka folur edhe për trastin e Ervis Martinajt. Ai është shprehur se çështja po hetohet, por në lidhje me dëshminë e efektivit të arrestuar si truprojë e Martinajt, Jeton Lami, nuk ka asnjë të re. Dumani tha se Lami nuk ka folur.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e "Don Boskos", nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e "Don Boskos", "u ngjall" apo "nuk u ngjall Ervis Martinaj". Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

Dëshmia e Jeton Lamit pritej si një nga më kryesoret për mundësitë e zbardhjes së fatit të Martinajt. Lami ishte personi i fundit që e shoqëroi biznesmenin deri në ambientet e hotel Adriatik në Durrës dhe të nesërmen e ka marrë dhe e ka sjellë në apartamentin e tij te "Ring Center". Më pas, janë larguar në autostradë dhe nga ky moment askush nuk di më asgjë për fatin e tij