Transmetuar më 31-03-2023, 14:56

Bulqizë – Këshilli bashkiak i Bulqizës është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur nga radhët e tij kryetarin që do të drejtojë Bashkinë Bulqizë deri në betimin e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Procedura u krye pas arrestimit të ish kryebashkiakut Lefter Alla nga SPAK.

Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës.

Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.

Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën vetem pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.