Transmetuar më 31-03-2023, 18:55

Tiranë- Aksident në punë në Tiranë.

Mësohet se 60-vjeçari ishte duke punuar në një pallat që po ndërtohej, por aksidentalisht është rrëzuar.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristo Luarasi”. Në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.