Transmetuar më 31-03-2023, 19:02

Fier- Aksident në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në lagjen "1 Maji".

Automjeti tip "Benz" me drejtues V. V., ka përplasur një të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.