Transmetuar më 31-03-2023, 19:08

Prrenjas- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Prrenjas.

Mësohet se një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit.

Nga përplasja është plagosur drejtuesi i mjetit, Demir Rexhepi, i cili ishte i vetëm në mjet.

Ai është transportuar për në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.