Transmetuar më 24-04-2023, 11:00

Një zjarr ka shpërthyer pak çaste më parë në qendër të kryeqytetit, duke përfshirë një objekt në ndërtim.

Zjarri ka përfshirë një pallat të ri ende në ndërtim në zgjatimin e bulevardit Zogu I, tek bulevardi i ri në Tiranë, raporton noa.al.

Raportohet se ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër, ku ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym dhe si pasojë ka dëme materiale.

Siç shihni pamjet që sjell noa.al, zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka krijuar shtëllunga tymi në zonën rrotull saj.

Një burim policor tha për noa.al se nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet e shpëtimit dhe makinat zjarrfikëse ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.

Dëshmitarë thanë për noa.al se dyshimet janë që flakët kanë nisur tek materialet veshëse të mureve në pallatin që po ndërtohet.

Përditësim:

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.