Transmetuar më 27-04-2023, 09:10

Tiranë, 27 Prill 2023 /NOA.al – Një i ri në Tiranë është identifikuar si ngacmues femrash, përfshirë dhe një të mitur dhe është vënë në pranga nga policia.

Arrestimi i 25 vjeçarit Xhejson Bregu u bë përmes operacionit të koduar policor "Harassment", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, raporton noa.al duke cituar Policinë e Shtetit.

Aksioni policor nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, erdhi pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht në ashensorin e pallatit ku ajo banon.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari Xhejson Bregu ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, 26 vjeçare, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia tha se materialet i kaluan PProkurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.