Transmetuar më 05-05-2023, 15:06

Pushimet e sapopërfunduara pesëditore për Ditën e Punëtorëve, që filluan të shtunën, i kanë dhënë një nxitje të re rigjallërimit të shpejtë të ekonomisë së Kinës, me një rimëkëmbje të fortë të tregut të turizmit dhe konsumit.

Më shumë se 274 milionë udhëtime individuale u bënë në Kinë gjatë ditëve të festës, përkatësisht 70.83 për qind dhe mbi 19 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe të 2019-s.

Të ardhurat arritën një vlerë prej rreth 148 miliardë juanësh (rreth 21.4 miliardë dollarë), 128.9 për qind më shumë se gjatë pushimeve të 1 Majit vjet.

Përveç sektorit të turizmit, edhe biznesi i ofrimit të ushqimit dhe argëtimit, si edhe ardhurat nga biletat e kinemave njohën gjithashtu një rritje të spikatur.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, zinxhirët kryesorë ushqimorë patën një rritje të të ardhurave me 57.9 për qind.

Ndërkohë, të ardhurat e shitjes së biletave të kinemave në Kinë gjatë pushimeve i kaluan 1.5 miliard juanët deri në mbrëmjen e mërkurës, duke zënë vendin e tretë në histori për sa i përket kësaj periudhe.

"Alipay", aplikacioni më i madh i pagesave digjitale i vendit, raportoi një rritje dyfish të shpenzimeve në internet për pushimet krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat nga platforma në internet e udhëtimeve "Ctrip" treguan se vëllimi i përgjithshëm i rezervimit të udhëtimeve jashtë pjesës kontinentale të Kinës gjatë pushimeve pesëditore u rrit me pothuajse 700 për qind.

Ndërsa blerja e biletave për jashtë vendit dhe rezervimi i hoteleve u shtuan gati nëntë herë dhe 450 për qind përkatësisht krahasuar me të njëjtin periudhë të vjetshme.

Guo Lechun, zëvendësdrejtor i institutit të studimit të të dhënave të "Qunar", tha se çlirimi i kërkesës së sektorit turistik kinez ende ka potencial të madhkëtë vit.

"Me mbërritjen e Festës së Barkës së Dragoit, pushimeve verore dhe pushimeve të Ditës Kombëtare, në Kinë pritet të vazhdojë vala e udhëtimeve", tha ai.