Transmetuar më 16-05-2023, 08:59

Kampioni olimpik, Pirro Dhima u shpreh i kënaqur për fitoren e vështirë zgjedhore që arriti i paraburgosuri Fredi Beleri, duke mundur të mposhtë socialistin Jorgo Goro dhe të zgjidhet kryetar i Bashkisë së Himarës, raporton noa.al.

Pirro Dhima, i lindur në Himarë, në një postim në Twitter, ka uruar Fredi Belerin për zgjedhjen e tij dhe gjithashtu qytetarët që bënë "histori", "të cilët me krenari shkruan faqen e tyre në librin e historisë së këtij vendi”.

Madje, duke folur për paraburgimin e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, ai vëren se “drita e së vërtetës ka mposhtur errësirën e “terrorizmit”, ndërsa ka postuar edhe një foto në të cilën pozon i buzëqeshur. pranë Fredi Belerit.

“Sot drita e së vërtetës ka mposhtur errësirën e “terrorizmit”. Urime Fredi Belerit dhe qytetarëve të Himarës historike që qëndruan me krenari, duke shkruar faqen e tyre në librin e historisë së këtij vendi”. /noa.al