Transmetuar më 20-05-2023, 17:14

KOSOVË- Një tjetër aksident i rëndë shënuar në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë-Prizren. Një kamion është përplasur me një makinë, e për pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçare dhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, njofton policia e Kosovës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia po heton në vendin e ngjarjes.