Transmetuar më 23-05-2023, 14:26

Kosovë- Ngjarje e trishtë në Kosovë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Sipas ekipeve të shpëtimit, trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, pasi e kishte marrë rrjedha e lumi.
Daja i katër vjeçarit ka thënë për mediet se vogëlushi kishte nxjerrë lopën për të kullotur.
Ditën kur ka ndodhur ngjarja 4-vjeçari ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij.
Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se ku ka rënë.