Transmetuar më 06-06-2023, 21:38

Nga Gent Strazimiri

Mos u gëzoni për Gjushin! Arrestimi i tij është sinjal alarmi, jo arsye gëzimi! Pse?

Sepse nuk ka krim shoqërisht më të rrezikshëm, sesa një drejtësi e orientuar dhe e kalkuluar politikisht.

Ajo "drejtësi", është një lloj arme e shaktërrimit në masë, në duart më të pista, mendjes më perverse, të krimit më të ndyrë e të paburrë, që eliminon edhe shokët e bashkëpunëtorët në krim për t’i siguruar vetes vazhdimësi, pandëshkueshmëri e jetëgjatësi edhe më të madhe në… krim!

Më mirë se shqiptarët këtë nuk e di askush!

Kështu si ka nisur, "heronjtë e fëmijëve tanë" do jenë të arrestuarit, sado fajtorë qofshin… e jo arrestuesit… sepse fëmija lind me sensin e instiktin e drejtësisë, jo të manipulimit e të "diplomacisë"…

Kaq!