Transmetuar më 08-06-2023, 16:40

Rajoni i Mongolisë së Brendshme, pjesë e planit intensiv të zhvillimit të gjelbër

Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme synon intensifikimin e punës për zhvillimin e gjelbër, për të shkruar një faqe të re në modernizimin e Kinës.

Parku industrial "Zhonghuan" në këtë rajon është dëshmi e një pune konkrete e zhvillimit të sektorit të energjisë e materialeve të reja, të përmirësimit të strukturës industriale, të zhvillimit të gjelbër e me karbon të ulët etj.

Duke vizituar këtë park, presidenti Xi Jinping kërkoi intensifikimin e punës në drejtim të zhvillimit të gjelbër.

Parku industrial "Zhonghuan" filloi ndërtimin në vitin 2009, me investime të përgjithshme që arritën në 46 miliardë juanë.

Në park janë vendosur 16 kompani të gjysmëpërcjellësve e pajisjeve fotovoltaike, 10 sipërmarrje të teknologjisë së lartë, një ndërmarrje shtetërore e demonstrimit të risive teknologjike dhe një firmë e listuar në bursë.

Në vitin 2022, vlera e përgjithshme e prodhimit industrial në këtë park i kaloi 50 miliardë juanët, kurse numri i punonjësve arriti mbi 12 mijë. /noa.al