Transmetuar më 09-06-2023, 08:39

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit.

Një turiste e huaj ka rënë nga ballkoni i një hoteli luksoz në zonën e plazhit.

Ajo ka gjetur vdekjen e menjëherëshme pavarësisht mbërritjes së ambulancës.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani disa turistë kanë humbur jetën në Shqipëri edhe pse ende sezoni nuk ka nisur mirë.

Policia informon se ‘në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje’.