Transmetuar më 09-06-2023, 10:29

Një 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.

Nazlie Selimaj ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë një djalë 4-vjeçar, pa ndjenja që kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Wil SG, pasi ishte për vizitë te motra.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ndodhi.

“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapon menjëherë tek ata të dy, merr fëmijën nga babai dhe i jep ndihmën e parë. “E kapa djalin nga pas Më pas ajo shtriu djalin në tokë “sepse unë nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Djalit iu kthye vetëdija.