Transmetuar më 09-06-2023, 15:10

Deputetja demokrate, Jorida Tabakut në seancën plenare të Kuvendit ka folur për një ndryshim legjislativ për të hequr taksën që është vendosur padrejtësisht siç tha ajo, mbi hirrën e qumështit.

Ajo përgëzoi qeverinë dhe komisionin e Ekonomisë kur tha se ky është një korrigjim që qeveria gaboi pak vite mëparë kur e vuri dhe e risolli për ta ndryshuar.

"Unë do ta mbështes ndryshimin që kanë sjellë kolegët deputetë, pavarësisht që nuk është miratuar nga e gjithë opozita, por ka ardhur nga një grup kolegësh dhe shpresoj që kolegët pa pasur asnjë kompleks në rastet e tjera, kur ta gjykojnë që dhe ne themi ndonjë gjë apo amendimin me mrnd të ofrojnë të njëjtën mbështetje."

"Sigurisht që po rikuperohet sot, por dëmet që i ka shkaktuar bizneseve, selektiviteti në këtë rast, por njëkohësisht dhe mënyra sesi është prezantuar kanë pikëpytje të mëdha", tha Tabaku. /noa.al