Transmetuar më 09-06-2023, 17:59

Në një informacion paraprak rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, ka ndodhur një aksident.

Një automjet tip "Benz" drejtuar nga një shtetas 45-vjeçar është përplasur me një motomjet drejtuar nga një shtetas rreth 60-vjeçar, banues në Hoxharë, Fier.

Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor është duke punuar për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.