Transmetuar më 09-06-2023, 23:01

Në emisionin "Më Lër Të Flas", sot po diksutohet në lidhje me turizmin në venind tonë.

I ftuar, Bledi Mane zbuloi një histori personale, me dy turiste suedeze, të cilat bënin plazh nudo në Ksamil. Ai shtoi se në atë kohë kjo i revoltoi banorët, të cilët mendonin se ndikonin negativisht tek fëmijët e tyre.

"Në Ksamil dy turistë suedeze dalin toples. Banorët sapo i panë, morën lopatat dhe iu sulën. Ato nuk e kuptonin dhe i kërkuan ndihmë përkthyesit. Banorët u thanë po na merrni më qafë fëmijët. I shihnin si ndikim negativ sepse nuk kishin parë të tilla gjëra."- tha Bledi.