
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku 6 fëmijë dhe 3 të rritur kanë mbetur të bllokuar në një teleferik të varur 365 metra mbi rajonin malor në veriperëndim të vendit.
Fëmijët po udhëtonin për në shkollë në provincën Khyber Pakhtunkhwa kur një nga kabllot e teleferikut u këput.
Tanveer Ur Rehman, një zyrtar lokal i rrethit Battagram, tha se përpjekjet e shpëtimit po kryheshin nga toka për shkak të lartësisë së teleferikut.
“Teleferiku është 365 metra mbi tokë. Përpjekjet e shpëtimit janë të pamundura pa helikopter dhe nevojiten shpëtimtarë me përvojë për të siguruar që gjithçka të shkojë pa probleme”, tha ai.
Të gjithë të bllokuarit arritën të shpëtoheshin pasi një helikopter ndërhyri, duke i ulur në tokë të sigurt.
Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe ka dy kabllo, njëri prej të cilëve është këputur.