Transmetuar më 05-09-2023, 09:20

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur sot një tryezë të gjithë deputetëve të opozitës.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00 dhe pjesë e saj do jenë edhe mediat.
Në takim do mungojë deputeti Lulzim Basha, por do të marrë pjesë Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin dhe krerët e partive aleate.
Bardhi deklaroi se synimi i këtij takimi është unifikimi i forcave në Parlament në sesionin e ri parlamentar.
Ai deklaroi se edhe Basha është i ftuar në takim, në rast se ka ambicie për të qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.