
Tiranë- Thirrjes së Gazment Bardhit për të qenë pjesë në një tryezë të përbashkët të deputetëve demokratë, por edhe aleatëve të opozitës i janë përgjigjur 43 ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë.
Është zbardhur listën e deputetëve të cilët janë bashkuar sot në tryezën e të djathtës, e cila sipas organizatorëve ka për qëllim unifikimin e aksionit opozitar.
Në tryezë ka marrë pjesë Sali Berisha dhe përkrahësit e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe aleatët si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. I vetmi që nuk i është përgjigjur thirrjes është Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, Nusret Avdullaj dhe Gëzim Ademaj, të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Ndërkohë që në krahun tjetër janë deputetët e pozicionuar qartë pro Lulzim Bashës, të cilët në total janë 11.
Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Petrit Doda kanë marrë pjesë online, pasi ndodhen jashtë vendit.
Të pranishëm në mbledhje:
1. Gazment Bardhi; 2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni); 3. Dhurata Çupi; 4. Saimir Korreshi; 5. Dashnor Sula; 6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit); 7. Zheni Gjergji; 8. Qani Xhafa; 9. Helidon Bushati; 10. Ramadan Likaj; 11. Xhelal Mziut; 12. Flamur Hoxha; 13. Bledion Nallbati; 14. Agron Gjekmarkaj; 15. Ferdinand Xhaferaj; 16. Ervin Salianji; 17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent); 18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit); 19. Fatmir Mediu (PR); 20. Agron Duka (PAA); 21. Vangjel Dule (PBDNJ); 22. Dashamir Shehi (LZHK); 23. Greta Bardeli; 24. Ina Zhupa; 25. Isuf Çela; 26. Asllan Dogjani; 27. Bujar Leskaj; 28. Edi Paloka; 29. Kastriot Piroli; 30. Lindita Metaliaj; 31. Ludovik Hasanaj; 32. Sorina Koti; 33. Tomorr Alizoti; 34. Edmond Spaho; 35. Albana Vokshi; 36. Flamur Noka; 37. Oerd Bylykbashi; 38. Luan Baçi; 39. Tritan Shehu; 40. Sali Berisha; 41. Kasem Mahmutaj; 42. Elda Hoti 43. Emilja Koliqi
Mungojnë:
1. Lulzim Basha; 2. Enkelejd Alibeaj; 3. Orjola Pampuri; 4. Arbi Agalliu; 5. Kreshnik Çollaku 6. Eralda Bano; 7. Flutura Açka; 8. Merita Bakiu; 9. Selaudin Jakupllari; 10. Andia Ulliri; 11. Shpëtim Idrizi (PDIU); 12. Mesila Doda (PDIU); 13. Nusret Avdullaj (PDIU); 14. Gëzim Ademaj (PDIU); 15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë) 16. Orjela Nebiaj;