Transmetuar më 13-09-2023, 21:49

Tiranë- Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e ri të kryetarëve të PD-së të dalë nga Kuvendi i 2 shtatorit.
Deri tani Kolegji ka vendosur që procesi i ristrukturimit të Partisë Demokratike të përfundojë brenda këtij viti.
Deri më 5 tetor do të ketë një verifikim të plotë të anëtarësisë dhe më pas do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin. Ky proces mbyllet më 31 dhjetor.
Me fillimin e vitit të ri PD-ja do të jetë gati për zgjedhje parlamentare kurdo që do të mbahen.