Transmetuar më 16-09-2023, 19:54

Ngjarje e trishtë në Mallakatër. Një 60-vjeçar ka shkuar te varrezat dhe ka pirë sasi të mëdha ilaçesh që i kanë shkaktuar vdekjen.

mbeten mister shkaqet e veprim it fatal.

Policia vendore informon se ‘në varrezat e qytetit të Ballshit, P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.