Transmetuar më 23-09-2023, 21:15

Një konkurs i veçantë dembelizmi mbahet në Mal të Zi. Prej më shumë se një muaji garuesit nuk lëvizin nga dyshekët e tyre, duke qëndruar të shtrirë.
“Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë,” tha një 23-vjeçare Lydia Markoviç për AFP. “Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë.”
Konkursi i dembelizmit është mbajtur çdo vit për 12 vitet e fundit në qytetin e Breznës në Malin e Zi me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë.
“Konkursi është një shaka për stereotipin se malazezët janë dembelë dhe ne donim të organizonim diçka që askush tjetër nuk e ka bërë,” tha organizatorja Radonia Blagojevic.
Shumica e garuesve janë nga Mali i Zi, por disa vijnë edhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.