Transmetuar më 25-09-2023, 08:40

Vijon numërimi i votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj.

Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota.

Sipas KQZ-së në zgjedhjet e të dielës morën pjesë 45,63 %. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Procesi i votimit vijoi normalisht gjatës ditës së djeshme ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.