Transmetuar më 26-09-2023, 08:38

Presidenti i vendit Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenē të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.