
DURRËS – Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi Fatjon Dervishi 38 vjeç.
Edhe pse u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Hetimet nxjerrin se Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund Sukth.
38-vjeçari ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një emër i njohur për drejtësinë.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.