Transmetuar më 27-09-2023, 12:39

Orët e reja inteligjente Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic, të prezantuara së fundmi nga Samsung janë zgjidhja e duhur për të gjithë ata që duan të krijojnë zakone të shëndetshme në përditshmërinë e tyre.

Nga gjumi dhe stërvitja, te të dhënat mbi vlerat ushqyese, deri te dërgimi i email-ve kur jeni në lëvizje dhe përgjigjja e telefonatave, Samsung po ofron mënyra të reja dhe të përshtatshme për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë dhe të ndërmarrin veprime për një shëndet dhe mirëqenie më të mirë, çdo ditë dhe çdo natë.

Shëndeti në duar të sigurta

Të gjithë dëshirojnë të kontrollojnë kaloritë apo vlerat ushqyese të vakteve që konsumojnë, ndërsa disa kanë bërë pjesë të rutinës së tyre aktivietin sportiv apo fitnesin, e disa të tjerë duan të kenë nën kontroll parametrat shëndetësore.

Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e serisë së re Galaxy Watch6.

Seritë e reja të Galaxy Watch6 ju lejojnë të monitoroni shëndetin tuaj 24 orë në ditë dhe të arrini qëllimet tuaja më lehtë.

Në sajë të veçorisë së re ‘Personalized Heart Rate Zone’, e cila analizon aftësitë fizike individuale dhe përcakton pesë nivele optimale të intensitetit të vrapimit, ndihmon përdoruesit të vendosin objektiva bazuar në aftësinë e tyre – nga djegia e yndyrës deri tek stërvitjet me intensitet të lartë.

Këto pajisje inteligjente arrijnë ta analizojnë trupin tuaj brenda dhe jashtë, në sajë të sensorëve premium BIA, duke ju ofruar përvoja premium.

Duke pranuar se shëndeti më i mirë fillon me gjumë më të mirë, orët inteligjente Samsung, arrijnë të optimizojnë zakonet e gjumit të përdoruesve, duke iu përmirësuar kështu cilësinë e jetës.

Me veçorinë Sleep Score Factors të integruar në Galaxy Watch6, ju mund të monitorini rezeltatet e gjumit, bazuar në kohën totale të gjumit dhe rikuperimit fizik dhe atij mendor.

Për më tepër, funksioni inovativ Sleep Consistency, u ofron përdoruesve informacionin e nevojshëm mbi rutinën e tyre të gjumit, ndërsa Sleep Animal Symbol përfqëson llojin e gjumit që përdoruesit kanë, bazuar nga monitorimi i kohës që ata janë duke fjetur.

Monitorimi i njoftimeve

Gjithmonë e më shumë bezdisemi teksa na duhet të kontrollojmë njoftimet që vijnë në telefon ndërsa jemi duke punuar apo nëse jemi duke ushtruar aktivitet fizik. Tashmë, me Galaxy Watch6, ju mund të kontrolloni telefonatat apo email-et me vetëm një levizje të dorës. Për më tepër, ekrani i tij 20% më i gjerë dhe 30% më i hollë, e bën leximin dhe shikimin e të dhënave më të lehtë.

Gjithashtu, forma elegante e Galaxy Watch6, por edhe mjaft komode në të njëjtën kohë, ofron një game më të gjërë opsionesh, duke mundësuar më shumë interaktivitet për përdoruesit.

Më shumë se thjesht një orë

Seria e re Galaxy Watch6, ofron më shumë se thjeshtë një orë. Duke e ndërlidhur atë me smartphone-t, Galaxy Z Flip5, ju mund të kontrolloni kamerën nga ekrani i orës tuaj, me vetëm një rrotullim të ekranit.

Gjithashtu, mund të regjistroni madje edhe video në Galaxy Watch6, duke e kontrolluar atë përmes opsionit të cilin mund të largoni ose afroni pamjen. Këto pajisje janë kombimi fantastik për të shijuar edhe pasionet.

Për më shumë informacion rreth produkteve të reja Samsung, ju lutem vizitoni linkun.