This movie requires Flash Player 9
This movie requires Flash Player 9
This movie requires Flash Player 9
Të gjitha lajmet nga Bota
Kastro del në publik: Isha duke shkruar një libër

Kubë, 5 shkurt, 2012, NOA – Ish presidenti kubanez Fidel Kastro ka bërë një paraqitje të rrallë në publik duke njoftuar për librin e tij me kujtime. Libri i titulluar “Guerrili i kohës”, gati 1.000 faqe, lidhet me fëmijërinë e tij dhe ardhjes në fuqi në Revolucionin e Kubës.
Botimi me dy vëllime bazohet në rrëfimin [...]

Protestuesit sulmojnë ambasadat e Sirisë në disa qytete

Londër, 5 shkurt, 2012, NOA – Në shtatë qytete në mbarë botën, protestuesit i kanë sulmuar këtë fundjavë ambasadat e Sirisë, pasi trupat siriane, duke përdorë artileri të rëndë, i kanë granatuar lagjet në qytetin qendror Homs, duke vrarë së paku 200 njerëz.
Protestuesit i kanë shkatërruar zyrat diplomatike të Sirisë në shumë qytete, duke filluar [...]

Gara në SHBA, Romni fiton edhe në Nevada

Nevada, (SHBA) 5 shkurt, 2012, NOA- Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, fitoi edhe në shtetin e Nevadës dje, duke forcuat pozitat si kryesuesi i garës së republikanëve për të fituar emërimin e partisë dhe për t’iu kundërvënë Presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.
Kjo fitore vjen në më pak se një  javë pas [...]

OKB, Rusia dhe Kina vënë veton për projekt-rezolutën ndaj Sirisë

Nju Jork, 4 shkurt 2012, NOA – Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj projekt-rezolutës së paraqitur nga Liga Arabe në Këshillin e Sigurimit, për ndaljen e dhunës dhe vrasjeve në Siri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Projekt-rezolutë dënonte shtypjen me dhunë të protestave në Siri si dhe kërkonte dorëheqjen e presidentit sirian Bashar al Asad [...]

Europa nën mëshirën e acarit, 122 të vdekur në Ukrahinë

Kiev, Sarajevë, Beograd, Tokio, 4 shkurt 2012, NOA – Acari dhe ngricat e dëborës që kanë mbërthyer tërë Evropën gjatë ditëve të fundit kanë shënuar dhjetëra të vdekur nga lindja në perëndim e veri të saj.
Bilanci më i lartë i viktimave është shënuar në Ukrahinë, në Europën Lindore ku janë regjistruar 122 të vdekur brenda [...]

Hajduti tenton largimin, e bllokon dëbora

Bologna, 4 shkurt 2012, NOA- Po tentonte që të largohej së bashku me një shoqen e tij për të mos vuajtur dënimin me 6 vjet burg për grabitje, por nuk kishte marrë parasysh se do ishte pikërisht moti i keq i ditëve të fundit ai që do ti ndërpriste rrugën.
Kështu për shkak të dëborës e [...]

I ftohti-vrasës në Poloni, 45 të vdekur

Varshavë, 4 shkurt 2012, NOA- Bilanci i të vdekurve nga i ftohti vrasës në Poloni ka shkuar në 45 pas zbulimit të tetë viktimave të fundit në 24 orë.
Siç informon policia vendase thuhet se temperaturat më të ulëta deri në -27 gradë celsius u regjistruan në verilindje të vendit, ndërsa mësohet se pjesa më e [...]

20 mijë rusë në protestën, Rusia pa Putin

Moskë, 4 shkurt 2012, NOA- Janë të paktën 20 mijë pjesëmarrësit e manifestimit të ditës së sotme në qendër të Moskës kundër Kryeminsitrit Vladimir Putin dhe deklaratave të tij elektorale.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, për të parandaluar çdo incident të mundshëm forca të shumta policie janë vënë në gatishmëri ndërsa raportojnë për mbi 8 [...]

Gjatë 2011, 3021 civilë të vrarë në Afganistan

Kabul, 4 shkurt 2012, NOA- Në vitin 2011 për të pestin vit radhë, është rritur më tej numri i viktimave civile në Afganistan.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ky fakt u komunikua nga UNAMA, një organizatë asistente e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan në raportin e saj publikuar online.
Sipas këtij raporti thuhet se [...]

Alarm nga super-bakteri në autobusa dhe trena

Londër, 4 shkurt 2012, NOA- Rrezik në autobus dhe trena. Britania e Madhe është vënë në alarm për një super-bakter i cili mund të përhapet lehtësisht në ambiente publike.
Bakteri vrasës Mrsa, (Methicillin-resistant Staphylocoçus aureus) i quajtur USA300 shkakton pneumoni mund të mbijetojë lehtësisht në sipërfaqe, kështu që frekuentuesit e autobusëve dhe trenave mund të jetë [...]