
Bruksel, 10 mars, NOA – Pasi ka vendosur
kthimin mbrapsht të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë që kërkuan azil
politik, Belgjika ka filluar sot konkretisht nisjen e tyre me autobusa drejt
vendeve të origjinës. “Eshtë një autobus i cili financohet nga shteti belg dhe udhëtimi
pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë”, ka pohuar lidhur me një fakt të tillë
për mediat, Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.









