Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Nisi kthimi pas i azilkërkuesve

në_maqedoni_festohet_liberalizimi_i_vizave.jpgBruksel, 10 mars, NOA - Pasi ka vendosur kthimin mbrapsht të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë që kërkuan azil politik, Belgjika ka filluar sot konkretisht nisjen e tyre me autobusa drejt vendeve të origjinës. "Eshtë një autobus i cili financohet nga shteti belg dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë", ka pohuar lidhur me një fakt të tillë për mediat, Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se bileta e autobusit për këta shtetas ballkanas është falas dhe brenda tij atyre do u ofrohet edhe ushqim, duke siguruar kështu kthim të shëndoshë në shtëpitë e tyre.

Autoritetet në Belgjikë presin që kthimi i azilkërkuesve t'i bëjë të kuptojnë qytetarët e Ballkanit se lëvizja e lirë me vendet Shengen do të thotë thjesht një qëndrim 90 ditor tek to dhe aspak azil, siç kanë dëshiruar ata që po kthehen në vendet e origjinës.

n.e/NOA

 

 

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."