Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Bullgaria kundër Maqedonisë

shkup-4.jpgShkup, 11 mars, NOA - Politikanë bullgarë kanë filluar të dobësojnë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Autoritetet bullgare kërkojnë nga Maqedonia që të dy vendet të firmosin një marrëveshje të re për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore. Në propozimin e ministrisë së Jashtme Bullgare, dërguar autoriteteve të këtushme, në mënyrë eksplicite kërkohet që Maqedonia të përmbahet nga fjalori fyes dhe i urrejtjes.

Nga MPJ e Maqedonisë kanë konfirmuar se e kanë marrë këtë dokument dhe po e shqyrtojnë përmbajtjen, më pas për t'i kthyer edhe përgjigjen.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA duke i thirrur në burime pranë MPJ-së në Maqedoni, Sofja zyrtare kërkon që autoritetet e Shkupit "të ndalojë urrejtjen ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve, urrejtje që sipas tyre vjen nga politikanët dhe institucionet e shtetit".

Në përmbajtjen të cilën e ka siguruar INA, gjithashtu kërkohet që të ndryshohen kutikulat e disa librave, të hiqet dot nga të gjitha kërkesat e pakicave ndaj Bullgarisë në përputhje me deklaratën 1999, të ndalojë fushatën anti-bullgare në organizatat ndërkombëtare dhe forumeve të ndryshme, zgjidhjen e kontesteve në lidhje me historinë e përbashkët dhe kulturën e përbashkët edhe festimet e datave historike dhe jubileve të përbashkëta.

Në këtë dokument gjithashtu theksohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në ekonomi dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike etj.

Pas Greqisë e cila hapur paralajmëroi se do ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit, edhe Bullgaria ka dhënë sinjale jo të mira për Shkupin.

Kryeministri i bullgar, Bojko Borisov kohë më parë deklaroi se Bullgaria do ti mbështes aspiratat e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE nëse vendi i përmbushë kriteret e parapara për anëtarësim. Borisov para deputetëve të Parlamentit bullgar ka theksuar se Maqedonia nuk do ta ketë mbështetje bullgare për anëtarësim në strukturat euroatlantike nëse nuk i realizon kërkesat Sofjes zyrtare.

NOA-INA

 

 

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."