OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë, konform standardeve

osce_osbe.jpgBruksel, 8 shkurt, NOA – Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian e kanë vlerësuar procesin zgjedhor të presidencialeve në Ukrainë si transparent dhe të ndershëm. Duke u bërë thirrje udhëheqësve në Ukrainë për një kalim paqësor të pushtetit, ata kanë pohuar se zgjedhjet kanë qenë konform standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.
Nga ana e saj, shefja e politikës së Jashtme evropiane, Kethrin Eshton tha se Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar për thellimin e marrëdhënieve me Ukrainën.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, kreu i opozitës Viktor Janukoviç ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale me mbi 99 % të votave të numëruara, duke kryesuar me një nivel pikësh prej 3 % para Timoshenkos, rivales së tij.

n.e/NOA


Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."