EKONOMI

Pronat dhe shtëpitë, shitjet në minimum

Pronat dhe shtëpitë, shitjet në minimum

Tiranë, 10 shkurt, NOA, Rajmonda Lajthia - Shitjet e pasurive të patundshme duket se janë në minimumin e tyre historik. Kriza në të cilën është përfshirë ekonomia jonë ka çuar drejt pezullimit transaksionet në tregun imobiliarë.

Shoqata e Ndërtuesve flet për dyfishim të apartamenteve të pashitura në rang vendi. Arsyeja kryesore është mungesa e kreditimit nga ana e bankave. Por efekt të ndjeshëm ka dhënë edhe rënia e dërgesave të emigrantëve.

lexo me tej...
 

Ngrihet Komisioni i Prokurimit Publik

Ngrihet Komisioni i Prokurimit Publik

Tiranë, 10 mars, NOA – Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ngritjen e një komisioni të prokurimit publik, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave të prokurimeve publike.

lexo me tej...

Berisha: Shërbimi i regjistrimit, online

Berisha: Shërbimi i regjistrimit, online

Tiranë, 10 mars, NOA - Kryeministri Berisha thirri në një mbledhje Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit, duke theksuar se sa më parë shërbimi i regjistrimit të biznesit, me gjithë sukseset e dukshme dhe shkurtimin drastik të kohës së regjistrimit, do të duhet të modernizohet dhe të kalojë në shërbimin e regjistrimit online. Për këtë qëllim, u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit.

lexo me tej...

Papandreu: Obama më mbështeti

Papandreu: Obama më mbështeti

Athinë, 10 mars, NOA – Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, në fund të takimit të tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, tha se kishte marrë mesazhe pozitive prej tij për të filluar një fushatë botërore për të ulur pasojat e krizës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht Greqia. "Unë pata mundësinë që të informoj presidentin Obama për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Greqia dhe natyrisht për masat urgjente që duhet të ndërmerren për të normalizuar situatën tonë ekonomike”, u shpreh ai.

lexo me tej...

Amnistia, Bode "përplaset" me FMN

Amnistia, Bode

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 9 mars, NOA - Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk kanë gjetur konsensus mbi amnistinë fiskale.

Përfaqësuesi i FMN-s ë, Geruin Bell, ka argumentuar se t’i falësh borxhet një biznesi që nuk ka paguar taksat prej vitesh do të thotë në fakt të dekurajosh sipërmarrësit e ndershëm.

lexo me tej...

Godinat e banimit, energjia që ikën kot

Godinat e banimit, energjia që ikën kot

Tiranë, 9 Mars NOA, Rajmonda Lajthia - Eficienca e energjisë në ndërtesat publike ishte tema e seminarit që u mbajt sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Ky seminar u zhvillua në bashkëpunim me KfW dhe kishte si synim të sensibilizojë faktin se energjia elektrike në godinat e banimit dhe mjedise të tjera, nuk menaxhohet aspak mirë duke shkaktuar humbje të ndjeshme.

Gjithsesi në këtë seminar, askush nuk mori mundimin të flasë për faktin se tarifat e energjisë për mjediset e përbashkëta (shkallë, korridor e ashensor) që u mbahen banorëve të pallateve, kryesisht atyre të ndërtuar pas viteve ’90, janë kaq të larta sa arrijnë të njëjtën vlerë me atë që një familje harxhon në banesën e saj.

lexo me tej...

PS: Çmimet i rritën Saliu dhe Ridvani

PS: Çmimet i rritën Saliu dhe Ridvani

Tiranë, 9 Mars NOA/ Eglantina Nasi – Çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm sikundër e kanë vërejtur amvisat dhe të tjerë që merren me blerjet ditore të shtëpiven dhe bizneseve të ndryshme, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, aq sa detyruan dhe Institutin e Statistikave (INSTAT), që të pranojë faktin dhe të pohojë se inflacioni është rritur.

Nisur nga këto argumente, Partia Socialiste përmes një daljeje të posaçme për media, komentoi faktet dhe vlerësoi se autorë të rritjes galopante të çmimeve janë ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryeministri Sali Berisha.

lexo me tej...

Papandreu: Kriza jonë, rrezik global

Papandreu: Kriza jonë, rrezik global

Uashington, 9 mars, NOA – Kriza greke mund të provokojë një krizë të dytë globale. I këtij mendimi është shprehur kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ndërsa gjendet sot në Uashington për t’u takuar me krerët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe vetë presidentin amerikan, Barak Obama. Papandreu tha se kriza greke mund të ketë “efekt domino” derisa pasojat mund të jenë po aq të rënda sa të krizës që nisi dy vjet më parë në Shtetet e Bashkuara.

lexo me tej...

Edhe Evropa me Fond Monetar

Edhe Evropa me Fond Monetar

Bruksel, 8 mars, NOA –  Edhe Evropa mund të ketë së shpejti Fondin e saj Monetar. Kjo është ideja më e fundit e propozuar nga Gjermania, e cila duket se ka gjetur përkrahje nga komisioni i Bashkimit Evropian në Bruksel. Konkretisht, ai u propozua nga ministri gjerman i Financave Volfgang Schäuble, si reagim ndaj krizës së rëndë financiare në Greqi. Ai kishte propozuar formimin e një instituti europian sipas modelit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

lexo me tej...

Instat: Inflacioni, 4.4% në shkurt

Instat: Inflacioni, 4.4% në shkurt

Tiranë, 8 mars, NOA /Rajmonda Lajthia - Çmimet e ushqimeve kanë vijuar tendencën rritëse edhe për muajin shkurt, fakt ky i cili po kalon kufirin e lejuar të Bankës së Shqipërisë, duke bërë që inflacioni të arrijë në nivelin prej 4.4%. Çmimet rezultojnë se janë rritur krahasuar me muajin paraardhës me 1.1%, çka do të thotë një rëndim i ndjeshëm i buxheteve familjare. Sipas Institutit të Statistikave, rritjen më të madhe të çmimeve e ka shënuar grupi i zarzavateve, përfshirë këtu edhe patatet.

lexo me tej...

FMN: Jemi kundër amnistisë fiskale

FMN: Jemi kundër amnistisë fiskale

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 8 mars, NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër në parim, ndaj nismës së qeverisë për një amnisti fiskale në vend.

Sipas përfaqësuesit të FMN-së, Geruin Bell, i cili pati  takim me deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë, një politikë e tillë nuk pritet të ketë impakte të qëndrueshme, në mbledhjen e taksave.

lexo me tej...
Page 1 nga 82