Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Cani: Vendimi i Bankës së Shqipërisë, i vonuar

shkelqim_cani_noa.jpgTiranë, 29 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Banka e Shqipërisë ishte e vonuar në vendimarrjen e saj për të ulur normën e interesit për lekun.

Por jo vetëm. Një ulje e tillë është një veprim rutinë, i cili nuk do të ketë efektin e parashikuar, siç është shtimi i kreditimit, si dhe një lehtësim sadopak të këstit të kredive në lekë.

I këtij mendimi është ish- guvernatori i Bankës, Shkëlqim Cani, sipas të cilit lehtësimi i politikës monetare është një veprim tipik në kohë krize dhe se erdhi pas presionit të qeverisë.

“Ne të gjithë e mbajmë mend presionin që qeveria bëri në drejtim të politikës monetare, ndaj jam i mendimit se një vendim i tillë është marrë nën presion”- u shpreh Cani.

Sipas tij, një vendim i tillë është i vonuar.

“Nëse do të ishte marrë një vendim i tillë gati dy vjet më parë, normat e interesit për bonot e thesarit, për kreditë, por edhe kostot në buxhet nuk do të ishin kaq të larta”. Mbi të gjitha, vijon më tej argumentin  z. Cani, një vendim i tillë është rutinë, pasi ulja është aq e vogël sa nuk do të jetë e ndjeshme, për kosumatorin, si për biznesin edhe për qytetarin.

Një ditë më parë Banka e Shqipërisë uli koston e parasë me 0.25%, si një masë kjo, e cila do të ndikojë në rritjen e konsumit në vend, në kushtet kur inflacioni është nën kontroll dhe nuk përbën kërcënim.

r.l/NOA

 

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."