Makina përplaset me pemën, humb jetën 17-vjeçari

makina_aksidenti.jpg

Brescia, 7 Shkurt NOA - Mbrëmjen e djeshme në rrugën e gjatë e cila ndodhet në fshatrat e Chiari dhe Cologne pranë Breshias, një i ri shqiptar me moshë 17 vjeçare u përfshi në një aksident në të cilin gjeti dhe vdekjen.

Viktima, M.D., 17 vjeçar, emigrant nga Shqipëria i cili jetonte me familjen në Breshia, ishte në drejtim të makinës një “Fiat Punto” dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë u përplas me një pemë ku humbi dhe kontrollin e makinës.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari nuk mundi të shpëtonte nga kjo gjë, ku menjëherë u lajmërua dhe ambulanca e cila e transportoi të riun në spitalin e qytetit të Breshias. Mjekët u përpoqën të bënin çka ishte e mundur por në një moment zemra e të riut shqiptar rreshti së rrahuri.

r.b/NOA

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh
Armida  - Ngushellime!   |08/02/2010 03:28:37
Ngushellimet e mia familjes te te riu.

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."