Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Meta ambasadorit të Sllovenisë: Faleminderit për mbështetjen në BE

meta_bergant.jpgTiranë, 27 korrik, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Shqipëri, rezident në Shkup, Alain Brian Bergant, me rastin e përfundimit të mandatit të tij

Gjatë takimit bilateral, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, duke veçuar kontributin e jashtëzakonshëm të ministrit të Jashtëm Zbogar si dhe të autoriteteve të tjera të larta sllovene në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave dhe të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri Meta shprehu mirënjohjen edhe për rolin aktiv të eurodeputetëve sllovenë në mbështetje të këtyre dy proceseve të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht punën e shkëlqyer që ka bërë eurodeputetja Tanja Fajon, e cila bëri dhe propozimin më 13 korrik për liberalizimin e vizave me Shqipërinë brenda vjeshtës së këtij viti.

Nga ana e tij, ambasadori Bergant konfirmoi se në përgjigje të ftesës së ministrit Meta, ministri Zbogar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 8-9 shtator, kur do të mbahet dhe komisioni i Përbashkët Ekonomik midis dy vendeve.

Ai shtoi se dialogut të shkëlqyer politik po i përgjigjet edhe interesi në rritje për investime në Shqipëri nga bizneset sllovene. 

Kjo gjë do të evidentohet edhe gjatë vizitës së afërt të kryeministrit slloven në Tiranë, i cili do të shoqërohet nga një grup i madh investitorësh, të interesuar kryesisht në investimet në infrastrukturë dhe energji.

Ambasadori Bergant informoi gjithashtu se parlamenti slloven ka miratuar së fundmi një strategji të paraqitur nga qeveria mbi Ballkanin Perëndimor, ku shprehet përkushtimi për të mbështetur të ardhmen evropiane të këtyre vendeve, dhe në veçanti për Shqipërinë mbështetet marrja e statusit të vendit kandidat dhe procesi i anëtarësimit sa më të shpejtë të saj në BE.

Në fund të takimit, Bergant tha se menjëherë pas liberalizimit të vizave të Shqipërisë me BE do të nënshkruhet dhe një marrëveshje mes dy Ministrive të Arsimit të dy vendeve tona në kuadër të projektit të Zyrës së Rinisë, ku Sllovenia do të akordojë bursa studimi dhe do të heqë tarifat e pagesës për shkollimin e studentëve shqiptarë në shkollat sllovene.

n.e/NOA

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."