Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Kryeministri belg, Leterme, Berishës: E ardhmja e Shqipërisë në BE

sali_berisha_dhe_yves_leterme_noa.jpgBruksel, 29 korrik, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka marrë sot mbështetjen e Belgjikës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mbretërinë e Belgjikës, kryeministri shqiptar është pritur në një takim nga kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme.

Kryeministri belg, Leterme pasi ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit të vendit, ka theksuar për kryeministrin Berisha se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Leterme mbështeti edhe kandidaturën e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së, në 2014-ën.

Në takimin mes dy kryeministrave, janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Belgjikës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Sali Berisha është takuar edhe me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve, André Flahaut dhe zëvendëspresidentin e Senatit, Armand De Decker.

Pas takimit kryeministri Berisha sigloi firmën e tij edhe në librin e artë të Parlamentit të belgjikës.

Kryeministri Berisha gjatë vizitës në belgjikë do të pritet në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë së Brukselit, Freddy Thielemans. 

Gjatë kësaj vizitë zyrtare njëditore, ishte në axhendë edhe nënshkrimi nga dy kryeministrat Berisha dhe Leterme, i marrëveshjes ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Shqipërisë, mbi transferimin e personave të dënuar.

mit/NOA
Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."