KOSOVE

Gazetarët e Kosovës reagojnë për lirinë e medias

Gazetarët e Kosovës reagojnë për lirinë e medias     Prishtinë, 11 mars, NOA – Deklarata e Reporterëve pa Kufij që vlerëson se në Kosovë kërcënohen gazetarët ka sjellë dhe reagimin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK). Në një deklaratë për medias Unioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet i shqetësuar për lirinë e shprehjes në Kosovë e sidomos me keqësimin e saj në ditët e fundit.
lexo me tej...
 

“Reporterët pa Kufij”: Kërcënohen gazetarët

“Reporterët pa Kufij”: Kërcënohen gazetarët

Prishtinë, 11 mars, NOA – Në Kosovë, jeta e gazetarëve investigativë është e kërcënuar për shkak të punës së tyre. Një fakt i tillë është pohuar nga organizata “Reporterët pa Kufij”, e cila i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar. Madje organizata në fjalë, ka përmendur tre raste konkrete në gazetat “Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, për të cilat thuhet se ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

lexo me tej...

Sizmiologia: Tërmetet në Kosovë jo katastrofalë

Sizmiologia: Tërmetet në Kosovë jo katastrofalë

Tërmet në Kosovë, s’ka të dhëna për viktima

Tërmet në Kosovë

Prishtinë, 10 mars, NOA - Në Kosovë nuk do të ketë tërmete me pasoja katastrofale, ndaj popullata nuk duhet të jetë e frikësuar.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni Sllavica Radovanoviç, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Serbisë, e cila ditë më parë kishte paralajmëruar se në Rrafshin e Dukagjinit po akumulohet energji sizmike.

lexo me tej...

Haradinaj: Korrupsioni nis nga Thaçi

Prishtinë, 10 Mars NOA – Korrupsioni në institucionet e Kosovës fillon nga kryeministri Hashim Thaçi. Këtë akuzë të fortë lëshoi sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Për bindjen time, korrupsioni fillon nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai është shkaktar i korrupsionit, logjika e tij qeverisëse, dhe pasojat vazhdojnë në nivelet tjera”, - ka deklaruar z. Haradinaj.

lexo me tej...

Rivendosen raportet mes KFOR dhe FSK

Rivendosen raportet mes KFOR dhe FSK

Prishtinë, 10 mars, NOA – Duket se marrëdhëniet mes KFOR-it dhe Forcës për Siguri të Kosovës kanë rinisur sërish pasi ato “ngrinë” për tre ditë me radhë që kur policët kosovarë u shfaqën të armatosur në ceremonitë për ndër të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet me dijeni se KFOR rifilloi sot trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga ky institucion.

lexo me tej...

Tërmet në Kosovë, s’ka të dhëna për viktima

Tërmet në Kosovë, s’ka të dhëna për viktima

Istog, 10 Mars NOA – Lëkundje sizmike në Kosovë, duke krijuar pasiguri tek banorët por informacione zyrtare për viktima apo dëme materiale nuk ka, bën të ditur korrespondenti i agjencisë NOA.

Zyra për Sizmologji, e Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave nxori pak minuta më parë një deklaratë për shtyp ku thanë se kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut.

lexo me tej...

Tërmet në Kosovë

Tërmet në KosovëPrishtinë, 10 mars, NOA - Një dridhje toke rreth orës 14:40 ka shqetësuar sot banorët e Prishtinës. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, por pa dhënë detaje.  Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për fuqinë apo epiqendrën e tërmetit.
lexo me tej...

Haradinaj: Korrupsioni nis nga Thaçi

Haradinaj: Korrupsioni nis nga ThaçiPrishtinë, 10 mars, NOA - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se korrupsioni në institucionet e Kosovës fillon nga kryeministri Hashim Thaçi.
lexo me tej...

Hyseni takime në Strazburg për integrimin

Hyseni takime në Strazburg për integrimin

Strasburg, 10 Mars, NOA  - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka nisur sot një vizitë zyrtare në Strasburg, ku në qendër të axhendës së tij do të jetë integrimi i Kosovës dhe intensifikimi i marrëdhënieve me vendet e BE-së.

lexo me tej...

Konferencë për gruan dhe fëmijën

Prishtinë, 10 Mars NOA - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë (OBSH) organizon Konferencën dyditore “Drejt përmirësimit të shëndetit të grave dhe fëmijëve të Kosovës”. Kjo konferencë e nisur sot, synon të bëjë bashkë vendimmarrësit kryesor në shëndetin e grave dhe fëmijëve dhe shëndetin riprodhues (Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, KKShNF, UNICEF, UNFPA dhe partnerëve tjerë të involvuar në këtë fushë), për të trajtuar planet e veprimit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Pjesëmarrës, janë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi, Shefi i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, përfaqësues të organizatave të OKB-së në Kosovë dhe institucioneve vendore.

lexo me tej...

Hyseni, në Strasburg për integrimin

Hyseni, në Strasburg për integrimin

Strasburg, 10 Mars NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni gjendet në Strasburg, ku gjatë ditës së sotme (e Mërkurë), ka planifikuar të zhvillojë takime të shumta në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë dje ministri Hyseni, iu drejtua grupit punues Pan Evropa, në një sesion të veçantë, për të folur për arritjet e Kosovës në dy vitet e pavarësimit të saj, për sfidat dhe vështirësitë që ajo përballet dhe me ato që e presin në të ardhmen.

lexo me tej...

Certifikohen menaxherët e financave

Certifikohen menaxherët e financave

Prishtinë, 10 Mars NOA - Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala së bashku me përfaqësuesit e USAID-it dhe ShKAÇK sot bënë certifikimin e 41 shërbyesve civil si zyrtar financiar. Këta shërbyes civilë në mënyrë të suksesshme kanë përfunduar Programin e Certifikimit në Menaxhimin e Financave Publike të zhvilluar nga ShKAÇK (Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës).

Gjatë kësaj ceremonie, Shala tha se “Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka nisur këtë program certifikues me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve financiar në Qeverinë e Kosovës”.

lexo me tej...

Mjedisi, me mjedise të reja

Prishtinë, 10 Mars NOA - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës, ka zhvendosur zyrat e saj qendrore dhe departamentet në lokacion të ri.

Burime zyrtare nga dikasteri i thanë agjencisë NOA se këto ditë, MMPH-ja ka zhvendosur zyrat e saja qendrore dhe departamentet në lokacion të ri i cili gjendet në Ndërtesën e Re të Qeverisë (ish Pallati i Mediave), nga kati 14 deri në katin 17.

lexo me tej...

Kosova ngushëllon Turqinë

Prishtinë, 10 Mars NOA - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mehmet Ali Sahin, me rastin e tërmetit që goditi rëndë provincën Elazig.

Në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi thuhet se “me hidhërim të thellë mësuam lajmin për pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të tërmetit që ra në provincën Elazig”.

lexo me tej...

Kuçi: Pse na duhen njohjet e reja

Kuçi: Pse na duhen njohjet e reja

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti një delegacion të studiuesve, ish-bursistë të British Council

Prishtinë, 10 mars 2010 NOA - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur një grup të studiuesve, nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga vendet të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Studiuesit kanë qenë bursistë të British Council-it, dhe kanë studiuar në universitete të ndryshme të Britanisë së Madhe. Zëvendëskryeministri ka njohur studiuesit me zhvillimet në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht Kosova.

lexo me tej...

Dyndje kontratash për prokurimet publike

Dyndje kontratash për prokurimet publike

Prishtinë, 9 Mars NOA - Gjatë vitit 2009 në tërë Kosovën janë nënshkruar 14 mijë e 820 kontrata publike të udhëhequra sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, duke i përfshirë të gjitha llojet e vlerave të prokurimit. Kjo shifër, krahasuar me vitin paraprak, paraqet një rritje të numrit të tyre prej 3.51 për qind, njoftuan përfaqësues të KRPP-së. 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, kryesuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik mbi aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë, për vitin 2009.

lexo me tej...

Debat i posaçëm për peticionin e sindikatave

Debat i posaçëm për peticionin e sindikatave

Prishtinë, 9 Mars NOA - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, sot mbajti mbledhjen e radhës. Të pranishmit diskutuan për peticionin drejtuar këtij komisioni nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Kosovë, si dhe për angazhimet e komisionit që dalin nga Plani e Veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2010.

Po ashtu, u debatua edhe për përgatitjet e Tryezës që do ta organizojë komisioni me datën 18 të këtij muaji, për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

lexo me tej...

Bursat, 16 studentë ikin nëpër botë

Bursat, 16 studentë ikin nëpër botë

Ministri Pajaziti priti sot 16 bursistë që janë duke studiuar përmes programit prestigjioz Chevening

Prishtinë, 9 mars 2010 NOA – Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka pritur sot në kabinetin e tij 16 bursistë që janë duke studiuar në Britaninë e Madhe përmes programit prestigjioz Chevening, i cili program financohet nga Qeveria britanike dhe ofron bursa për studentë të vendeve të ndryshme të botës.

Këta 16 përfaqësues nga programi Chevening, njëherësh edhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, shumë prej të cilave nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës duke përfshirë shtetet si Kina, Argjentina, India, Nepali, Bangladeshi, Ukraina dhe disa vende të tjera e kanë vizituar Republikën e Kosovës me qëllim të mbledhjes së informatave dhe fakteve lidhur me situatën dhe zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë.

lexo me tej...

Minierat, rikthehet ligji për diskutim

Minierat, rikthehet ligji për diskutim

Prishtinë, 9 Mars NOA - Për të tretën herë, Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, shqyrtoi sot Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që 38 amendamentet e propozuara të inkorporohen nga neni 1deri në nenin 54 të Projektligjit.

lexo me tej...

Lamtumirë ujëra të zeza dhe fekale

Lamtumirë ujëra të zeza dhe fekale

Çështja e ujërave të zeza në Deçan së shpejti do të mbetet një kapitull i mbyllur

Deçan, 9 Mars NOA - Deçani sot shënoi një ngjarje mjaft të rëndësishme pasi çështja e ujërave të zeza në këtë lokalitet së shpejti do të mbetet si një kapitull i mbyllur dhe qyteti do të ketë një mjedis të pastër.

Ndërtimi i sistemit të kanalizimit do të përfshijë fshatrat Carabreg i Ulët dhe i Epërm, Llukë e Epërme dhe Beleg, - u tha sot pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe KK të Deçanit të cilin e nënshkruan ministri Mahir Yagcilar dhe kryetari i KK të Deçanit Z. Rasim Selmanaj.

lexo me tej...

Java e Kuvendit në mesin e marsit

Java e Kuvendit në mesin e marsit

Prishtinë, 9 Mars NOA - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që nga gjysma e marsit të këtij viti të organizojë “Javën e Kuvendit” të Republikës së Kosovës.

Nga data 15 deri më 26 mars planifikohet që kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë nga zona, do të vizitojnë pesë komuna të Republikës së Kosovës: Ferizajn, Lipjanin, Vushtrrinë, Podujevën dhe Gjakovën.

lexo me tej...
Page 1 nga 49