KRONIKE

Basha: Shqipëria nuk është problem për azil kërkuesit

Elbasan, 11 mars, NOA – Shqipëria nuk përben problem për shtetasit e tretë që kërkojnë azil në vend e BE-së për shkak të sigurisë së kufijve dhe zyrave të migracionit që disponon.

Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë ceremonisë së përurimit të Zyrës së Migracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

lexo me tej...
 

Dokumente falso për punë, nis hetimi

Durrës, 11 mars, NOA – Një 57 vjeçare në qytetin e Durrësit është në procedim penal nga policia me akuzën për falsfikimin e dokumenteve për të hyrë në punë.
lexo me tej...

I gjendet 442 gr drogë, arrestohet

I gjendet 442 gr drogë, arrestohet

Lushnjë, 11 mars, NOA – Forcat e policisë së Lushnjës kanë kapur në flagrancë 25-vjeçarin Dilaver Kajdo, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi u kap me një sasi materiali bimor me ngjyrë jeshile i ngjashëm me bimën narkotike “cannabis sativa”, me peshë 442 gram. Arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

lexo me tej...

Kapen dy të kërkuar nga policia

Kapen dy të kërkuar nga policia

Lushnjë, 11 mars, NOA – Forcat e policisë së Lushnjës, kanë mundur të arrestojnë në flagrancë dy persona, të cilët rezultonin të shpallur në kërkim prej saj. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Asqeri Çela, lindur dhe banues në Lushnjë dhe 22-vjeçarin Ermir Kalemasi, lindur dhe banues në Dushk të Lushnjës.

lexo me tej...

Vrasja e të miturit, dorëzohet 16-vjeçari

Vrasja e të miturit, dorëzohet 16-vjeçari

Zbardhet vrasja makabre e 17-vjeçarit

Shkodër, 10 Mars NOA – Vrasja makabre e 17-vjeçarit dje në Shkodër, është zbardhur sot tërësisht nga policia vendore e cila konfirmoi dhe dorëzimin e të dyshuarit, një 16-vjeçar nga ky qytet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se i mitur T. Brahimi, u vetëdorëzua në ambientet e policisë sot në orën 19.30, së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën pohoi se ka kryer krimin.

lexo me tej...

Miratohen ndryshimet për SHISH

Miratohen ndryshimet për SHISH

Tiranë, 10 mars, NOA – Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese ka miratuar sot ndryshimet e propozuara në lidhje me funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërsa do të dërgohet për votim në parlament në seancën e 18 marsit. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe vetë drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, i cili ka paraqitur mendimet e tij në lidhje me projektligjin e ri. Në përfundim të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e Shaqirit, komisioni parlamentar ka miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në 5 vjet.

lexo me tej...

Vrau në ’97, ekstradohet nga Italia i akuzuari

Vrau në ’97, ekstradohet nga Italia i akuzuari

Tiranë, 10 mars, NOA - Zyra e Interpol Tiranës ka mundur të kryejë sot ekstradimin nga Roma drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit Gëzim Ndreu, lindur në Vlorë.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

lexo me tej...

Gjykata rrëzon kërkesën e Bares

Gjykata rrëzon kërkesën e Bares

Tiranë, 10 mars, NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në seancën e sotme të saj që të mos marrë parasysh kërkesën e avokatit të Aldo Bares, Vladimir Meçi për gjykim të shkurtuar ndaj klientit të tij. Kjo pasi sipas trupit gjykues, i cili kryesohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, kërkesa e avokatit Meçi ishte i padrejtë. Nëse kjo kërkesë do të pranohej, atëherë Aldo Bare do të shpëtonte nga burgimi i përjetshëm.

lexo me tej...

Vodhën thasë me kollë, arrestohen

Tiranë, 10 mars, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar 42-vjeçarin Rustem Gjana, i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me një person tjetër, mbrëmë rreth orës 21.00’, në Qesarak, kanë vjedhur disa thasë me kollë, në një objekt në ndërtim, në pronësi të dikujt tjetër. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilëve, dyshohet se këta persona në mënyrë sistematike në kohë të ndryshme kanë realizuar vjedhje të materialeve të ndërtimit.

lexo me tej...

Trafiku i drogës, kapen dy veta në Përrenjas

Trafiku i drogës, kapen dy veta në Përrenjas

Përrenjas, 10 mars, NOA – Forcat e policisë së Përrenjasit kanë mundur të vënë në pranga dy persona mëngjesin e ditës së sotme, të akuzuar si të përfshirë në një trafik droge.

Lajmi konfirmohet paraprakisht prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se në këtë mënyrë, ata kanë shkatërruar edhe rrjetin e trafikantëve të drogës në qytetin e vogël lindor, pasi këta ishin kryesuesit e tij.

lexo me tej...

Tritol shtëpisë së një avokati në Shkodër

Tritol shtëpisë së një avokati në Shkodër

Shkodër, 10 mars, NOA – Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas asaj që ndodhi pardje në mbrëmje kur një adoleshent vrau me pistoletë bashkëmoshatarin e tij apo parandalimit të një krimi dje nga policia në kohën e duhur.

Këtë radhë bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer pranë banesës së Gjon Lepurit, një 48-vjeçar, i cili ushtron profesionin e avokatit në qytetin e Shkodrës.

lexo me tej...

Vritet 22-vjeçari shqiptar në Athinë

Vritet 22-vjeçari shqiptar në Athinë

Athinë, 9 Mars NOA – Kufoma e një të riu shqiptar u gjet sot në banesën e tij në lagjen “Pagrati” të Athinës, pasi ishte ekzekutuar me armë zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pratinu” nr 1 në një banesë të cilën djali shqiptar rreth 22 vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e kishte marrë me qira pak kohë më parë.

lexo me tej...

Parandalohet një krim në mes të Shkodrës

Parandalohet një krim në mes të Shkodrës

Shkodër, 9 mars, NOA – Në sherr e sipër, njërit nga gjashtë të rinjtë që ishin duke u konfliktuar në mes të Shkodrës i ka shkrepur pa dashje një pistoletë që kishte me vete, por për fat të mirë, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë kështu të mundur shmangien dhe parandalimin e një krimi.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ngjarja në fjalë ka ndodhur pikërisht në vendin e quajtur “Teatri Migjeni” në qytetin verior dhe si rezultat i ndërhyrjes policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Franc Hoti, banues i këtij qyteti.

lexo me tej...

E rrihte vjehrri, 25-vjeçarja e denoncon

E rrihte vjehrri, 25-vjeçarja e denoncon

Durrës, 9 mars, NOA – Jemi mësuar të dëgjojmë për gra apo vajza që dhunohen fizikisht nga bashkëshortët e tyre, porse rasti që kanë dëgjuar së fundmi forcat e policisë së Durrësit nga goja e një prej tyre ka qenë disi i veçantë. Kjo pasi bëhej fjalë për një vajzë, të cilën e rrihte vjehrri i saj, akt ky të cilin ajo ka nxituar menjëherë ta denoncojë para tyre. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga këto forca policore, sipas të cilave, vajza që paraqiti kallëzimin penal mban inicialet V.SH, 25-vjeç dhe është banuese në qytetin e Durrësit.

lexo me tej...

Kontrolli, kapet me pistoletë e fishekë

Kontrolli, kapet me pistoletë e fishekë

Durrës, 9 mars, NOA – Mbante të fshehura në makinë një pistoletë sportive dhe një krehër me fishekë, por është zbuluar nga policia gjatë një kontrolli të ushtruar brenda saj. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet M.GJ., lindur në Pukë dhe banues në  Durrës, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOa nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, arma dhe fishekët që ai mbante pa leje, u gjendën në autoveturën Benz në përdorim të të lartpërmendurit, me targa DR 5025 D.

lexo me tej...

Policia Rrugore, 790 gjoba brenda një dite

Policia Rrugore, 790 gjoba brenda një dite

Tiranë, 9 mars, NOA – Plot 790 gjoba janë vendosur vetëm gjatë ditës së djeshme nga Rrugorët e Tiranës ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit, duke hequr edhe 4 patenta të tyre.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, këto masa janë ndërmarrë në kuadrin e aksionit të iniciuar prej kohësh për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.

lexo me tej...

Ndalet një vrasje në çastet e fundit

Shkodër, 9 Mars NOA - Policia parandalon krimin në qendër të qytetit Shkodër. Në çastet që mund të ndodhte ngjarja fatale. Gjithçka ka ndodhur sot në 12.45 në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit Shkodër, pikërisht te Teatri “Migjeni’.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve antikrim, u bë e mundur, parandalimi i krimit si dhe  kapja e arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Franc Hoti, banues në këtë qytet.

lexo me tej...

Vjedh celularë në një dyqan, i shet te tjetri

Vjedh celularë në një dyqan, i shet te tjetri

Tiranë, 9 Mars NOA – Nga një dyqan në tjetrin, jo për të blerë si gjithë njerëzia, por për të vjedhur te njëri dhe shitur te tjetri. Këtë ka bërë një djalë 25 vjeçar në Tiranë, duke shënuar kështu një tjetër ide “novative” për hajdutët që janë shtuar shumë kohët e fundit në kryeqytet.

Megjithatë, “aneksi” i ri i profesionit të zgjedhur, nuk ka patur jetëgjatësi për të riun nga Tirana Klodjan Agim Halili, pasi dje në mesditë u realizua arrestimi i tij në flagrancë.

lexo me tej...

Heroinë te shkolla “Lidhja e Prizrenit”

Heroinë te shkolla “Lidhja e Prizrenit”

Tiranë, 9 Mars NOA – Zbulohet drogë e fortë dhe e rrezikshme pranë një shkolle në Tiranë, arrestohet një djalë i ri i dyshuar si shpërndarës i lëndës narkotike, kurse kryhen kërkime për origjinën e saj.

Specialistët e seksionit Kundër Lëndëve Narkotike thanë sot për agjencinë NOA se realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit Nertil Bedri Murrja, 19 vjeç, banues në Tiranë.

lexo me tej...

Pranga inspektorit, la të vidhen hekurudhat

Pranga inspektorit, la të vidhen hekurudhat

Durrës, 9 Mars – Detyra e Inspektorit të Shërbimit në Stacionin Hekurudhor Sukth Durrës, e detyronte një 54-vjeçar nga Shijaku, që rrogën e përmuajshme ta meritonte pikërisht duke ruajtur pronën shtetërore por kjo nuk ka qenë punë e tij, aq            sa ka parë të plaçkitej hekurudha dhe ka vazhduar “punën” sikur asgjë s’kishte ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.15 të ditës së sotme në Stacionin Hekurudhor Sukth. Policia tha se 54-vjeçari Sulejman Kërtalli, lindur e banues ne Shijak.

lexo me tej...

Policia pranon rrahjen në Ruzhdie

Fier, 9 Mars NOA – Policia e Fierit ka pranuar sot zyrtarisht për rrahjen e një banori në fshatin Ruzhdie të Fierit, ngjarje që lidhet me sherret paselektorale në atë zonë që ka marrë famë së fundi nga deklaratat e shumta politike të PD dhe PS.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08.00, në qendër të fshatit Ruzhdie të rrethit Fier është rrahur dhe goditur shtetasi Isuf K.

lexo me tej...
Page 1 nga 146